Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERENCVAROS - DINAMO ZAGREB

Autogol dhe gol, Myrto Uzuni eliminon Dinamo Zagrebin

Autogol dhe gol, Myrto Uzuni eliminon Dinamo Zagrebin


16 September, 2020 @20:56

Në ndeshjen e luajtur sonte në Hungari, Ferencvarosi vendas e ka eliminuar nga rrethi i parafundit kualifikues drejt grupeve të Champions Leagues skuadrën e Dinamo Zagrebit.

Për skuadrën hungareze hero sonte ishte Myrto Uzuni, lojtari i kombëtares shqiptare.

Uzuni fillimisht shënoi në portën e gabuar për ta kthyer skuadrën kroate në lojë në pjesën e parë, mirëpo më pas shënoi për skuadrën e tij dhe ia dhuroi fitoren asaj (2-1).

Për Dinamon sonte 90 minuta luajti Lirim Kastrati, sulmuesi i Kosovës, i cili për fat të keq u detyrua të pajtohet me eliminim.

Përveç Ferencvarosit, në ndeshjet e luajtura sonte fazën e fundit kualifikuese e siguruan edhe Omonia qipriote dhe Maccabi Tel Aviv izraelit, ndërkohë që ndeshjet Qarabag vs. Molde dhe Midtjylland vs. Young Boys nuk kanë përfunduar ende.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League