PREJ GRASSHOPERSIT
Avdijaj në Viborg
4 September, 2019 @15:26
Sulmuesi i deritashëm i Grasshopersit, Albion Avdijaj, është anëtar i ri i Viborgut, ka zyrtarizuar faqja e klubit sot transferin.
Avdijaj ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ekipin në fjalë, derisa 25 vjeçari ka përvojë edhe jashtë Zvicrës pasi që ka luajtur edhe për ekipe të vendeve tjera si Debrecen, Vaduz dhe ekipin e dytë të Wolfsburgut.
Ai do të merr fanellën me numër 9 te ekipi danez.