Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEGJIONARI

Avdijaj shënon e përjashtohet, Sturm mposhtet

Avdijaj shënon e përjashtohet, Sturm mposhtet


30 July, 2015 @21:03

Dionis Avdijaj që ka nisur stinorin e dytë te Sturmi i Grazit në Austri ka shënuar golin e parë të ekipit të tij sonte në kuadër të Europa League ndaj Rubin Kazanit rus. 

Mirëpo, Avdijaj përkundër golit nuk ka arritur të përfundojë ndeshjen pasi që ka marrë dy kartonë të verdhë në ndeshjen e sontme dhe është përjashtuar për të lënë ekipin e tij me 10 veta në 20 minutat e fundit të ndeshjes. 

Sturm, vështirë se do të mund të kalojë në raundin tjetër të Europa League, pasi që ndeshja e kthimit zhvillohet në Rusi ndaj Rubinit të fortë dhe me përvojë. 


 
Të gjitha lajmet nga