Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Bajra: Nuk ishim të komponuar

Bajra: Nuk ishim të komponuar


27 February, 2021 @21:38

Trajneri i Bashkimit, Illmen Bajra, komentoi ndeshjen e sotme kundër Prishtinës ku skuadra e tij u mposhtë me rezultat 88-99.

RAPORTI I NDESHJES

Bajra në deklaratën e tij tha se ekipi ishte i pakomponuar për shkak të ndryshimeve në përbërje me ardhjen e Obinna Oleka dhe Christian Lutete.

“Kemi bërë ndryshime në përbërje me dy ardhje të reja. Nuk arritëm të komponohemi assesi. Kjo u pa në gjithë lojën tonë, ku dhe nuk arritëm ta gjenim ritmin tonë në sulm për arsye të moskomponimit të ekipit. Në mbrojtje u munduam të ndryshojmë diçka, por nuk funksionoi ajo se çfarë kemi përgatitur. Besoj se Prishtina fitoi me meritë,” tha Bajra.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga