GARETH BALE KTHEHET TE SPURS
Bale kthehet te Spurs, Real ia paguan gjysmën e rrogës
19 September, 2020 @19:59
Uellsiani Gareth Bale është zyrtarizuar si huazim një-vjeçar te Tottenhami i drejtuar nga Jose Mourinho.
Bale që kaloi te Real Madridi nga Tottenhami 7 vite më parë ka kryer testet mjekësore në Madrid të enjtën për të arritur me aeroplan privat të premtën në Londër për të finalizuar kalimin.
Sipas raporteve, Spurs do të paguajë vetëm gjysmën e rrogës javore të uellsianit, që është 600 mijë funta në javë. 300-mijëshin tjetër do të vazhdojë t’ia paguajë Reali.
Përkundër se fitoi katër Champions League te Reali, me ardhjen e Zinedine Zidane’it në klub epoka e uellsianit si duket përfundoi te mbretërit.
Tottenham gjithashtu sot zyrtarizoi edhe ardhjen e krahut të majtë Sergio Reguilon nga Real Madridi për shumë të raportuar prej 30 milionë eurove.