Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Bale te Bayern përmes Adidas?

Bale te Bayern përmes Adidas?


6 August, 2019 @15:12

E përditshmja spanjolle AS raporton se klubi i Bayernit po e kërkon Gareth Bale pas largimit të Franck Ribery dhe Arjen Robben në fund të sezonit të kaluar, si dhe vështirësive për ta sjellur në skuadër Sanen e Manchester City.

Zidane javë më parë deklaroi publikisht se Bale nuk është në planet e tij, ndërsa pasi transferimi i uellsianit në Kinë nuk ndodhi, raportohet që me ndihmën e Adidas, që është sponzor si i lojtarit ashtu edhe i dy klubeve në fjalë, Bale mund të transferohet te gjigandi bavarez.

Lojtari në fjalë ka edhe tri vite kontratë me klubin madrilen, mirëpo fakti që Zidane nuk e dëshiron atë në skuadër e bën largimin e tij shumë të mundshëm këtë afat kalimtar veror.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga