Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI 2-0 TREPÇA'89

Ballkani i rikthehet fitores, dy pikë larg kreut

Foto: FCBallkani/fb

Ballkani i rikthehet fitores, dy pikë larg kreut


20 October, 2022 @15:00

Pas barazimit të papritur në xhiron e kaluar ndaj Drenicës, skuadra kampione e Kosovës Ballkani, i është rikthyer sot fitores në kuadër të Superligës duke e mposhtur ekipin mitrovicas të rikthyer këtë stinor në elitë, Trepça’89.

Trepça’89 i rezistoi në pjesë të parë suharekasve të drejtuar nga Ilir Daja, që sot festoi ditëlindjen, ndërsa në pjesë të dytë që në fillim Ermal Krasniqi shënoi për avantazh, ndërsa 15 minuta para fundit të ndeshjes Albion Rrahmani nga penalltia kreu dilemat për fituesin e duelit për përfundimtaren: Ballkani 2-0 Trepça’89 [Ermal Krasniqi 48, Albion Rrahmani 75pen.].

TABELA AKTUALE

Me fitore, Ballkani i është afruar kreut në dy pikë, derisa ka edhe dy ndeshje tjera “në xhep”. Në anën tjetër, Trepça’89 nuk ka arritur të dalë nga zona e rrezikshme e Superligës me këtë disfatë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga