Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GATI PËR KAMPIONAT

Ballkani në ritëm për mbrojtjen e titullit

Foto: FCBallkani/fb

Ballkani në ritëm për mbrojtjen e titullit


30 January, 2023 @20:04

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, FC Ballkani ka bërë të ditur se sot ka nisur stërvitjet në shtëpi, pas pushimit dy ditor që erdhi nga faza stërvitore në Turqi.

Atje, Ballkani përveç që luajti ndeshje miqësore, zhvilloi edhe duelin final të Superkupës së Kosovës të cilën e fitoi dhe solli trofeun e radhës në vitrinat e klubit.

Ndërsa në njoftimin e botuar pak më parë ekipi i Ballkanit ka bërë të ditur se me të njëjtin përqëndrim dhe ritëm maksimal ata do të kërkojnë mbrojtjen e titullit kampion të Superligës.

“Skuadra ka nisur sot përgatitjet në Suharekë pas fazës përgatitore shumë pozitive në Antalya. Ekipi ka qëndruar në pushim 2 ditë për të rikuperuar energjitë e humbura në fazë. Ndërsa sot gjatë paradites ka kryer stërvitjen e parë në shtëpi. Ekipi do të vazhdojë me të njejtin përqëndrim dhe ritëm maksimal për të bërë një sezon sa më të mirë dhe për të mbrojtur titullin kampion,” ka bërë të ditur njoftimi i FC Ballkani.

Kujtojmë, Ballkani ka mbaruar pjesën vjeshtore të stinorit me pikë të njëjta me lideren (përmes goldallimit) Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga