Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKË

Ballkani vazhdon edhe me Armend Thaqin

Foto: KFBallkani/fb

Ballkani vazhdon edhe me Armend Thaqin


1 June, 2022 @23:06

Njëri ndër lojtarët më të mirë të krahut të djathtë në Superligë të Kosovës dhe futbollisti i parë nga Superliga që fitoi minutazhë në kombëtaren e Kosovës, Armend Thaqi, ka vazhduar marrëveshjen me ekipin kampion.

Thaqi 29-vjeç, ka nënshkuar kontratë me suharekasit edhe për dy stinorë tjerë, duke e çuar marrëveshjen në  qershor 2024.

Derisa Ballkani për herë të parë këtë stinor u bë kampion në histori, ata presin që me Thaqin e sigurt në krah të arrijnë sukses edhe në gara ndërkombëtare, së paku duke kaluar pengesën e parë në kualifikime për Ligë të Kampionëve.

Thaqi ka luajtur në Superligë këtë stinor me katër gola dhe gjashtë asistime për ekipin e tij, ndërsa është paraqitur në 30 nga 36 ndeshjet kampionale.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga