Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HIDHET SHORTI

Barazhi vendimtar: Vushtrria në cilësinë e vendases

Foto: FCVushtrria/fb

Barazhi vendimtar: Vushtrria në cilësinë e vendases


24 May, 2022 @12:01

Sot është hedhur edhe shorti për ndeshjen vendimtare të barazhit, që do të përcaktojë ekipin e fundit pjesëmarrës në Superligë 2022/23.

Kështu, në duelin që do të luhet në Zahir Pajaziti të Podujevës, Vushtrria nga Liga e Parë do të jetë vendase, ndërsa Malisheva nga Superliga do të jetë në cilësinë e mysafirit.

Përballja luhet të shtunën më 28 maj me fillim prej orës 16:00.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë Superligën 2022/23.

Vushtrria arriti këtu duke eliminuar Lirinë në barazhin e Ligës së Parë, pas penalltive, 5-3.

Malisheva në xhiron e fundit të Superligës barazoi 0-0 dhe mbeti në pozitën e tetë të renditjes, që i jep mundësi shpëtimi përmes barazhit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga