Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVA 1-1 VUSHTRRIA

Barazim në derbin e tejzgjatur

Pamje nga arkivi/ Foto: Rr. Osmanaj/fb

Barazim në derbin e tejzgjatur


28 October, 2022 @15:27

Fushë Kosova dhe Vushtrria kanë barazuar në derbin e ditës në kuadër të Ligës së Parë Grupi B, derisa skuadrat u ndanë me rezultat 1-1 [Rilind Haziraj 76 - Leart Emini 31], në ndeshjen ku kaluan afro 110 minuta.

Stërzgjatja e ndeshjes u bë për shkak të një incidenti me tifozët vendas në Ekrem Grajqevci, derisa referi kërkoi largimin e tyre nga tribunat, ndërsa sa i përket lojës, Fushë Kosova luajti që nga minuta e 29 e ndeshjes me një lojtar më pak pasi që Nasuf Berisha u ndëshkua me karton të kuq.

TABELA AKTUALE

Shpejt përmes Leart Eminit nga gjuajtja e lirë Vushtrria mori epërsinë dhe kështu e mbylli pjesën e parë. Mirëpo, në pjesë të dytë të përkrahur edhe nga publiku, vendasit u sulën për gol, të cilin e arritën përmes sulmuesit të tyre në formë tepër të mirë, Rilind Haziraj. Pas kësaj Daut Maxhuni mori të verdhën e dytë dhe u baraspeshuan forcat në fushë, ndërsa pas pak tifozët vendas pas një sulmi ndaj lojtarëve mysafir u desht të largohen nga tribunat për të vazhduar ndeshja, që zgjati rreth 110 minuta!

Fushë Kosova mbetet lidere me këtë pikë edhe sot e nesër, derisa të zhvillojë Ulpiana ndeshjen për të kuptuar nëse do të mbyllë javën në krye të Grupit B. Ndërsa Vushtrria me barazimin e sotëm Vushtrria mbetet në vend të tretë.

Në xhiron e radhës, Fushë Kosova luan derbi tjetër ndaj Ulpianës si mysafir, ndërsa Vushtrria është gjithashtu jashtë terrenit, duke udhëtuar në Prishtinë për ndeshje ndaj Ramiz Sadikut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë