BASHKIMI - LIPJANI
Bashkimi bindshëm, Bajra e nis me fitore
27 September, 2019 @20:39
Skuadra prizrenase, Bashkimi, e hapi stinorin 2019/20 me një fitore bindëse ndaj Lipjanit.
Në ndeshjen hapëse të stinorit, e cila është luajtur te palestra “Shani Nushi” në Gjakovë, Bashkimi e mposhti Lipjanin me rezultat të thellë 107-57.
Nga çereku i parë, e deri në fund të ndeshjes, skuadra portokallezi e mbajti epërsinë për ta regjistruar fitoren e parë të stinorit.
Më i dalluari te Bashkimi ishte Terik Bridgeman me 26 pikë, 12 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Ujkan Karanezi me 19 pikë e 8 kërcime dhe nga Musab Mala, i cili ishte shumë afër shifrave magjike triple-double, duke luajtur me 13 pikë, 13 asistime e 9 kërcime.
Te Lipjani u dalluan Ardit Rashiti me 18 pikë dhe Fazli Vitia me double-double prej 13 pikëve e 10 kërcimeve.
Kjo ishte fitorja e parë në karrierën e Illmen Bajrës, si kryetrajner në Superligë.
Bashkimi në xhiron tjetër luan me Trepçën, kurse Lipjani e pret Yllin.