KBF BASHKIMI
Bashkimi godet, transferon super lojtaren e Prishtinës
2 March, 2021 @16:44
Para pak çastesh, KBF Bashkimi, ka transferuar njërën ndër basketbollistet më të mira në Ligën e Femrave, Irma Konjushën.
Pas transferimit të Jasmine Brunson, Bashkimi ka goditur edhe me Irmën dhe kështu është përforcuar dukshëm për pjesën e mbetur të kampionatit.
Irma Konjusha gjatë karrierës së saj ka fituar çdo Kupë në Ligën e Femrave, derisa ka përvojë edhe në Euro Cup.
Bashkimi është në krye të tabelës me 14 fitore e 1 humbje në Ligën e Femrave.