Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - BASHKIMI

Bashkimi me lehtësi ndaj Dritës

FOTO / Faridin Tokaj

Bashkimi me lehtësi ndaj Dritës


15 December, 2021 @18:41

Bashkimi me performancën në pjesën e dytë, e mposhti me lehtësi Dritën me rezultat 83-112.

Ndeshja është luajtur në “Sezai Surroi”, por Bashkimi ishte në rolin e mysafirit në këtë ndeshje.

Drita në dy çerekët e parë arriti të luftojë me skuadrën prizrenase, derisa në pjesën e dytë Bashkimi u “shtrëngua” dhe me rezultat të thellë e mposhti kundërshtarin gjilanas.

Valon Bunjaku me 24 pikë ishte më i dalluari te Bashkimi, derisa u dalluan edhe Andi Shehu me 22 pikë e 10 kërcime, Julien Lewis me 20 pikë dhe Anton Kazarnovski me 19 pikë e 11 kërcime.

Te Drita Qëndrim Demi e theu rekordin personal për sivjet me 29 pikë, derisa në statistikat e tij i shtoi edhe 10 kërcime e 5 asistime.

Përveç Demit u veçuan edhe Isaiah Johnson me 19 pikë e 10 kërcme dhe Bardh Jakupi me 15 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me 8 fitore e 4 hubje momentalisht ngritet në pozitën e tretë, derisa vazhdon seria jo e mirë e Dritës me humbje e pa fitore (0-14).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga