Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI NË BIBL

Bashkimi nesër nis aventurën në BIBL

Bashkimi nesër nis aventurën në BIBL


2 November, 2022 @14:55

Aventura e Bashkimit në BIBL për edicionin 2022/23 nis nesër në mbrëmje, kur ekipi prizrenas takohet me ekipin e ri malazez, KK Milenijum.

Skuadra malazeze debuton këtë stinor në BIBL, ndërsa prizrenasit më parë kishin arritur deri në finale të garës për tu bërë nënkampionë në vitin 2018!

Derisa për KB Bashkimin dihen lojtarët dhe trajneri, KK Milenijum drejtohet nga Zoran Glomazic, ndërsa në ekip ka kryesisht lojtarë malazez ku Aleksa Bogojevic, Marko Ljujic dhe Luka Zugic janë më të dalluarit.

Tash në një skuadër thuajse krejt tjetër, KB Bashkimi nesër mbrëma (3 nëntor) me fillim prej orës 19:30 në Sezai Surroi pret KK Milenijumin për të nisur edicionin e ri të garave në BIBL.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga