Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - RAHOVECI

Bashkimi pa Bridgemanin, ndal liderin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Bashkimi pa Bridgemanin, ndal liderin


30 November, 2019 @21:06

Skuadra e Bashkimit e mposhti liderin e Superligës, Rahovecin, me rezultat 85-81.

Rahoveci e mbylli pjesën e parë në epërsi me rezultat 39-42, por në çerekun e tretë të ndeshjes, djelmoshat e trajnerit Illmen Bajra e krijuan epërsinë e duhur që mjaftoi për fitore në fund të ndeshjes.

Në mungesë të lojtarit kyç të Bashkimit, Terik Bridgeman, te Bashkimi më i miri ishte Corey Ross, i cili luajti me 26 pikë, 10 kërcime. Me double-double luajti edhe Ujkan Karanezi (19 pikë e 12 kërcime), derisa u dalluan edhe Qëndrim Biraj me 14 pikë, Gazzali Makasqi me 11 pikë dhe Stevie Clark me 10 pikë të tjera.

Te Rahoveci koshashënuesi më i mirë ishte Joshua McFolley me 17 pikë, derisa u veçuan edhe Jure Gunjina me Chris Bradford me nga 16 pikë dhe Alban Veseli me 13 pikë.

TABELA AKTUALE

Rahoveci sonte e regjistroi humbjen e dytë të stinorit krahas 11 fitoreve që i ka, derisa Bashkimi me 9 fitore e 3 humbje gjendet në pozitën e dytë aktualisht.

Në xhiron tjetër Bashkimi luan me Prizrenin, kurse Rahoveci me Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga