Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK ARRIN RIKTHIMIN

Bashkimi pa Jonesin ndaj Pejës

Bashkimi pa Jonesin ndaj Pejës


29 January, 2023 @17:28

Në momentet e fundit, pak para ndeshjes ndaj Pejës, Bashkimi ka bërë të ditur se Curtis Jones nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë ekipit në përballje ndaj verdhezinjëve.

Bashkimi pret Pejën sonte në 13 qershori të Suharekës, pasi që Sezai Surroi në Prizren, është nën punime.

“Kemi bërë përpjekje maksimale dhe kemi pritur deri në momentin e fundit që Curtis Jones të rikuperohet plotësisht nga lëndimi dhe të jetë gati për këtë ndeshje. Për fat të keq, ai nuk arriti të rikuperohet përkundër vullnetit të madh dhe do të mungoj ndaj Pejës,” ka bërë të ditur Bashkimi rreth një orë më parë.

Para ndeshjes, Bashkimi është i gjashti në renditje me bilanc 8-11 ndërsa Peja është e treta me bilanc 13-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga