Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA: PEJA-BASHKIMI

Bashkimi shpërthen në pjesë të dytë, siguron gj’finalen

Pamje nga stinori i kaluar

Bashkimi shpërthen në pjesë të dytë, siguron gj’finalen


22 October, 2020 @21:10

Bashkimi ka arritur që të sigurojë biletën për gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, duke e mposhtur njërin ndër pretendentët e Superkupës, Pejën.

Pas një pjese të parë të barabartë, të cilën pejanët e kryen me 5 pikë dallim pas gjysmë-lojës së parë, në pjesë të dytë ka qenë një pamje krejt tjetër në fushë të lojës.

E tërë pjesa e dytë i ka takuar portokallezinjëve, të cilët kanë shkrirë epërsinë e Pejës në çerek të tretë, duke e përmbysur në fund të 30 minutëshit, ndërsa në çerekun e fundit kanë hapur distancën në rezultat duke avancuar drejt gjysmëfinales së Superkupës për të siguruar biletën për në 13 qershor të Suharekës ku do të përballen në derbi lokal ndaj Ponte Prizrenit, që sot mposhti Yllin.

Bashkimi mposhti Pejën me 26 pikë dallim, 105-79.

Më i miri i ndeshjes ka qenë Shaq Carter, që ka kryer lojën me indeks efiçence 36, duke shënuar 26 pikë e 14 kërcime në fitoren e ekipit të tij.

Koshashënuesi më i mirë i lojës ka qenë malazezi Nikola Vukcevic që ka dhënë 32 pikë për Bashkimin sonte, duke shëryber bashkëlojtarët me 4 asistime dhe hiq më pak se 7 topa të rrëmbyer gjatë ndeshjes.

Kontribut të rëndësishëm në fitore ka dhënë edhe Musab Mala, i cili ka shënuar 17 pikë e 8 asistime në këtë fitore.

Te Peja më të dalluar sonte kanë qenë Robert Cartwright me 24 pikë e 8 asistime dhe Drilon Hajrizi, që ka kryer ndeshjen me double-double prej 22 pikëve dhe 14 kërcimeve.

Dardan Berisha nuk ka qenë në element sonte, duke shutuar 7 herë për tri pikë dhe duke shënuar një herë, për të përfunduar ndeshjen me 11 pikë.

Me këtë fitore, Bashkimi do të ndeshet në gjysmëfinale të Superkupës ndaj Ponte Prizrenit, në një derbi tjetër, kësaj radhe lokal të qytetit të vjetër.

Peja me këtë humbje, eliminohet nga gara.


 
Të gjitha lajmet nga