Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - BASHKIMI

Bashkimi siguron Play Offin, Rahoveci në Play Out

Bashkimi siguron Play Offin, Rahoveci në Play Out


22 April, 2022 @22:01

Skuadra e Bashkimit duke e mposhtur Dritën me rezultat 48-106, ka siguruar biletën e fundit për Play Offin 2021/22.

Siç është pritur ashtu edhe ndodhi, Bashkimi ka dominuar nga fillimi e deri në fund të ndeshjes.

Elvan Iljazi ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra prizrenase me 17 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Valon Bunjaku e Ensar Muriqi me nga 14 pikë e Terence Thompson me 13 pikë e 18 kërcime të tjera.

Te Drita Nart Llapashtica me 18 pikë dhe Laurant Ibrahimi me 10 pikë ishin të vetmit me pikë dyshifrore te Drita.

TABELA PËRFUNDIMTARE

Bashkimi e përfundoi stinorin me 12 fitore e 16 humbje, derisa në Play Off do të përballet me Pejën ose Trepçën.

Drita në këtë stinor nuk arriti asnjë fitore duke regjistruar 28 humbje rresht.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga