Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - BASHKIMI

Bashkimi vazhdon me fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Bashkimi vazhdon me fitore


24 December, 2020 @17:08

Skuadra e Bashkimit mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 86-97.

Rezultati në këtë duel ishte i ngushtë deri në çerekun e fundit, derisa skuadra prizrenase ishte më e suksesshm në fund dhe e regjistroi fitoren e katërt rresht.

Musab Mala me 29 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Bashkimi, derisa me double-double shkëlqyen edhe Julian Hamati me 24 pikë, 10 kërcime, Sean Hoehn 21 pikë e 12 kërcime dhe Shaq Carter me 20 pikë e 14 kërcime.

Te Vëllaznimi u dalluan Christopher Hortman me 35 pikë, 9 kërcime e 6 asistime, Robert Sheshtani me 16 pikë dhe Cedric Council me 12 pikë e 13 kërcime.

TABELA AKTUALE

Bashkimi aktualisht ka 5 fitore e 5 humbje, kurse Vëllaznimi ka 3 fitore e 7 humbje.

Në xhiron tjetër Bashkimi e pret Pejën në Prizren, derisa Vëllaznimi udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga