BASHKIMI
Bashkimi zyrtarizon përfocimin e ri
14 October, 2019 @15:22
Pak para çastesh, skuadra prizrenase Bashkimi e zyrtarizoi përforcimin e ri, amerikanin Stevie Clark.
25 vjeçari Clark është i gjatë 180 cm dhe luan në pozitën e fundorit.
Stevie Clark së fundi ishte pjesë e skuadrës kroate KK Hermes Analitica Zagreb, derisa gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadrat: Oklahoma State University, Oakland University dhe LSU Shreveport.
Lojtari në fjalë do të jetë i huaji i tretë i Bashkimit pas Terik Bridgeman dhe Corey Raley-Ross.
Bashkimi aktualisht ka bilanc prej 2 fitoreve e 2 humbje dhe gjendet në pozitën e gjashtë në Superligë.