BASHKIMI (F)
Bashkimi zyrtarizon përforcimin e parë të huaj
1 September, 2020 @12:04
Skuadra e femrave të Bashkimit, para pak çastesh e zyrtarizoi përforcimin e parë të huaj të skuadrës.
Basketbollistja amerikane Le’Jzae Davidson ka arritur marrëveshje me Bashkimin për stinorin 2020/21.
Davidson së fundi ishte pjesë e skuadrës Furman University. Ajo ka luajtur me mesatare prej 14.2 pikëve për ndeshje.
Bashkimi deri më tani ka transferuar trajnerin Fabian Gjuka, si dhe lojtaret Marigona Rushitin e Diedona Halitajn.