SOCIEDAD

Eurosport
Baskët, nuk dorëzohen
19 May, 2013 @10:45
Real Sociedadi dhe Valencia i kanë nga 62 pikë dy xhiro para përfundimit të kampionatit spanjoll në futboll, La Liga. Mirëpo, baskët kanë përparësi kur pikët janë të njejta pasi që kanë rezultat më të mirë nga duelet e drejtëpërdrejta me lakuriqët.
Malaga e cila gjindet në vendin e gjashtë shpreson, por pikët e saj janë mjaft për të mos dhënë shpresë kur shihen performancat e kundërshtarëve të saj, Valencia dhe Real Sociedad.
Sulmuesi në formë i baskëve, Imanol Agirretxe, shënoi golin e fitores me volej - që u tregua të jetë goli i trepikëshit dhe goli që afron Ligën e Kampionëve.
Sociedad ka zhvilluar futbollin më zbavitës këtë stinor në La Liga me një ekip të përbërë kryesisht nga lojtarë nga qyteti dhe talentë të shkollës, që po drejtohen nga trajneri françez, Philippe Montanier.
Sociedad do të ketë dy ndeshjet e fundit më të vështira sesa Valencia. Baskët presin Real Madridin fundjavën tjetër dhe i shkojnë mysafir Deportivo La Corunas që po lufton për mbijetesë. Në anën tjetër, Valencia, pret Granadan në Mestalla dhe pastaj viziton andaluzinë, në takimin me Sevillën.