Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN - MAINZ

Bayern deklason Mainzin

Bayern deklason Mainzin


31 August, 2019 @17:44

Në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të Bundesligës, Bayerni ka shënuar fitore me rezultatin të thellë 6:1 ndaj skuadres së Mainzit.

Ishte minuta e 6’ e takimit kur Jean Paul Boetius zhbllokoi takimin, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Mainz, epërsi kjo që nuk zgjati shumë.

Mbrojtësi Benjamin Pavard ishte ai që barazoi shifrat, kur po luhej minuta e 36’. Në minutën e fundit të pjesës së parë, David Alaba shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë dhe kështu bavarezët shkuan me epërsi në pushimin mes dy pjesëve.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi skuadrës së Bayern, e cila edhe katër gola të tjerë për të vulosur fitoren në xhiron e tretë.

Kroati Ivan Perisic ishte ai që realizoi golin e tretë të skuadrës së tij në këtë takim, në minutën e 54’, për t’i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Serinë e golave e vazhdoi Kingsley Coman, kur në minutën e 64’, pas asistimit të Joshua Kimmich, tundi rrjetën e Mainz. Lewandowski në minutën e 78’ dhe Alphonso Davies në minutën e 80’ realizuan dy golat që vulosën rezultatin e thellë të këtij takimi.

Me këtë fitore, Bayern ngritet në kuotën e shtatë pikëve, duke qëndruar në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se Leipzig.


 
Të gjitha lajmet nga