Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DER KLASSIKER

Bayern fiton klasiken, spektakël nga Lewandowski

Foto: Twitter

Bayern fiton klasiken, spektakël nga Lewandowski


6 March, 2021 @20:11

Bayern Munchen e ka mposhtur Dortmund 4-2 pas një përmbysje të rezultatit, në klasiken e zhvilluar në Allianz Arena, në një super ndeshje të zhvilluar. 

Musafirët e filluan takimin mjaft mirë duke krijuar epërsi përmes Erling-Braut Haaland, i cili disa minuta më vonë e dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij. Por, edhe një paraqitje e jashtëzakonshme e norvegjezit nuk mjaftoi që Dortmund të dal fitues nga Der Klassiker.

Lewandowski shënoi dyherë, për të përfunduar pjesa e parë me rezultat 2-2, ndërsa kur mendohej se ky derbi nuk po prodhonte fitues, Goretzka dhe Lewandowski, ky i fundit që përmbushi hat-trickun e tij, u përkujdesën për fitoren e Bavarezëve. Përfundimisht, Bayern 4-2 Dortmund.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga