FRANCEZI I TALENTUAR
Bavarezët gati të paguajnë klauzolën
10 February, 2021 @18:30
Bayern Munchen po kërkon një qendër mbrojtës. Me Boatengun e “plakur” dhe Alaban që pritet të largohet gjatë verës Hansi Flick ka filluar të mendoj për një emër të ri.
Mbrojtësi i Leipzig, Dayot Upamecano, i cili ka një klauzolë lirimi në kontratë, mund të transferohet tek bavarezët.
Francezi 22-vjeçar ka një klauzolë prej 42.5 milionë eurosh, shumë e përballueshme nga Bayerni dhe sipas Goal këta të fundit janë të gatshëm ta paguajnë.