BASHKIMI - FERONIKELI
Befasi e dorës së parë, pas vazhdimeve Nikli mposht Bashkimin
21 December, 2019 @19:12
Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, në ndeshjen e luajtur në Prizren kundër Bashkimit, pas vazhdimeve arriti ta mposhtë kundërshtarin me rezultat 91-93.
Në 10 minutëshin e parë, Bashkimi ishte në epërsi një pikë 25-24, derisa Nikli e mbylli pjesën e parë me gjashtë pikë epërsi.
Në pjesën e dytë, skuadra e Feronikelit epërsinë e ngriti në 8 pikë pas 30 minutave lojë, kurse Bashkimi u këndell në çerekun e fundit dhe përmes Elvan Iljazit që shënoi nga vija e treshit në sekondat e fundit, ndeshja shkoi në vazhdime.
E në vazhdime Nikli u tregua më i kujdesshëm dhe kështu arriti ta befasojë ish-kampionin në Prizren.
Në këtë ndeshje më së shumti “probleme” Bashkimit i shkaktoi amerikani Tyron Garland. Ai shkëlqeu me 42 pikë, 5 kërcime e 4 asisitme, derisa u ndihmua edhe nga Kareem Storey me 19 pikë dhe Rinor Ahmeti me 12 pikë të tjera.
Te Bashkimi u vërejt mungesa e lojtarit Terik Bridgeman, kurse më të mirët ishin Corey Ross me 32 pikë e 8 kërcime, Idoll Pallushi me 15 pikë dhe Ujkan Karanezi me 13 pikë të tjera.
Bashkimi e mbylli stinorin vjeshtor me 11 fitore e 5 humbje, derisa Feronikeli me 5 fitore e 11 humbje gjendet në pozitën e shtatë në Superligë.