Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Befason Watfordi, shkarkon trajnerin dy xhiro para fundit

Befason Watfordi, shkarkon trajnerin dy xhiro para fundit


19 July, 2020 @15:59

Një lajm befasues nga klubi i Watfordit.

Jo që ky klub nuk njihet për shkarkime të çuditshme, mirëpo nuk duket shumë logjike që një trajner të shkarkohet dy xhiro para fundit.

Sipas të gjitha mediave angleze, sot klubi në fjalë e ka shkarkuar trajnerin Nigel Pearson, i cili klubin e mori në vendin e fundit, mposhti skuadra si United, Wolves e Liverpool dhe e nxorri skuadrën nga zona e rrezikshme.

Dy xhiro para fundit, Watford, i 17-ti, ka 3 pikë më shumë se skuadrat që ndodhen në pozitat 18 e 19 dhe ka gjasa reale për mbijetesë, mirëpo për të kjo skuadër do të luftojë me ndonjë trajner tjetër, pasi që Nigel Pearson u shkarkua sot.

Trajneri i ri i Watfordit, apo ushtruesi i detyrës në ndeshjet e mbetura, do të bëhet i ditur në vijim.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League