Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI LUFTARAK, SHKON PËRPARA PAVARËSISHT HUMBJES

Bećiragić: Kemi bërë gjithçka si duhet, pos gjuajtjeve të lira

Adis Bećiragić, trajner i Yllit/ Foto: FIBA.com

Bećiragić: Kemi bërë gjithçka si duhet, pos gjuajtjeve të lira


29 January, 2023 @9:47

Strategu i ekipit kampion, Adis Bećiragić, ka qenë i kënaqur me gjithçka çka kanë bërë lojtarët e tij gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Trepçës. Ylli përkundër disavantazhit, është rikthyer dhe ka pasur në dorë të veten fatin e ndeshjes, por s’arritën të shënojnë në tentimin e fundit.

Ndërsa pos tjerash, Bećiragić ka cekur edhe numrin e madh të gjuajtjeve të lira që nuk u shënuan nga lojtarët e tij. Prandaj, në fund i ka uruar Trepçës fitoren, por edhe për atmsoferën e krijuar, ndërsa për ekipin e tij ka thënë se shkojnë përpara te ndeshjet e radhës.

“Kemi luajtur shumë mirë në mbrojtje. Kemi qenë tepër mirë aty. Por në sulm nuk arritëm të shënojmë në fund. Më duket se kemi humbur rreth 15 gjuatje të lira, nuk e di saktë dhe jemi të zhgënjyer me humbje natyrisht. Trepçën ndërkaq e falenderoj për atmosferën, se të luash përreth 3 mijë vetave është ndryshe. Urime atyre, ndërsa ne shkojmë përpara me ndeshjet tjera,” ka thënë në fund boshnjaku Bećiragić.

Përndryshe, kjo ka qenë humbja e parë e Yllit në Superligë pas një super-serie prej 15 ndeshjeve radhazi me fitore. Kampionët pas startit 0-4 u bënë 15-4 dhe pësuan për herë të parë që prej 2 tetorit 2022. Në anën tjetër, siç tha edhe strategu në krye të ekipit, Ylli shënoi 55% të gjuatjeve të lira në ndeshje. Nga 27 mundësi i dhanë 15! Trepça në këtë drejtim luajti me saktësi 71% duke shënuar 15 nga 21! Trepça fitoi ndeshjen 69-67.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga