Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Bekim Isufi gjen skuadër të re

TOPSPORTI / D.SH

Bekim Isufi gjen skuadër të re


5 August, 2019 @18:50

Pas largimit të Bylbyl Sokolit. i cili ishte i pakënaqur me drejtimin e klubit në prag të sezonit të ri, Ferizaj ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Ferizaj në sezonin që vjen do të drejtohet nga Bekim Isufi, trajnerin që e fitoi Ligën dhe Superkupën e Kosovës në sezonin 2017/2018.

Isufi më pas u largua nga Drita gjatë sezonit 2018/2019, derisa ishte pa skuadër deri më sot, kur edhe u zyrtarizua si trajner i skuadrës së Ferizajit.

Kujtojmë që Ferizaji është privatizuar nga investitorë anglez, me ç‘rast priten investime në plan afatgjatë te kjo skuadër.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga