Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FAZA GRUPORE E LIGËS SË KAMPIONËVE 22/23

Benfica bën historinë, siguron fazën grupore të Ligës së Kampionëve në basketboll!

Benfica bën historinë, siguron fazën grupore të Ligës së Kampionëve në basketboll!


29 September, 2022 @12:01

Kundërshtari i parë i Yllit në Basketball Champions League (BCL), Benfica, ka siguruar stinorin e rregullt në Ligë të Kampionëve duke eliminuar edhe dy kundërshtarë tjerë pas Yllit për të arritur aty.

Terrell Carter

Portugezët pasi që mposhtën Yllin 92-67, në gjysmëfinale të kualifikimeve mposhtën Keravnosin qipriot 73-65, ndërsa në finale të kualifikimeve eliminuan Brose Bambergun 87-73.

Benfica celebration

Me këtë Benfica, 28-herë kampionja e Portugalisë ka bërë historinë, duke u bërë ekipi i parë portugez që arrin fazën grupore të garës! Gjithashtu, Benfica është ekipi i vetëm që ka kaluar të trija fazat kualifikuese për të siguruar stinorin e rregullt në BCL 2022/23.

Norberto Alves, Benfica

Ndërsa, tashmë janë bërë të ditura edhe të gjitha ekipet e fazës grupore, për garën më të madhe ekipore që e organizon FIBA Europe në basketbollin evropian.

Group A
SIG Strasbourg (FRA)
Falco Vulcano Szombathely (HUN)
UCAM Murcia (ESP)
Tofas Bursa (TUR)

Group B
AEK (GRE)
Pinar Karsiyaka (TUR)
Telekom Bonn (GER)
Unahotels Reggio Emilia (ITA)

Group C
Hapoel Holon (ISR)
Filou Oostende (BEL)
Galatasaray Nef (TUR)
Legia Warszawa (POL)

Group D
ERA Nymburk (CZE)
Igokea m:tel (BIH)
Surne Bilbao (ESP)
Bahcesehir College (TUR)

Group E
Hapoel Jerusalem (ISR)
MHP RIESEN Ludwigsburg (GER)
Darussafaka (TUR)
Bakken Bears (DEN)

Group F
BAXI Manresa (ESP)
VEF Riga (LAT)
Limoges CSP (FRA)
SL Benfica (POR)

Group G
JDA Bourgogne Dijon (FRA)
Dinamo Banco Di Sardegna Sassari (ITA)
PAOK mateco (GRE)
Unicaja (ESP)

Group H
Lenovo Tenerife (ESP)
Rytas Vilnius (LTU)
Peristeri bwin (GRE)
Bnei Ofek Dist Herzliya (ISR).

Stinori i rregullt pritet të nis më 3 tetor 2022 për tu mbyllë më 21 dhjetor, ku gjysma e ekipeve (dy të parat nga secili grup) do të shkojnë në fazën e TOP 16-shes, ndeshjet e së cilës do të luhen prej janarit të vitit 2023 deri më mars të vitit 2023.

Çerekfinalet parashihen të luhen përgjatë prillit të vitit të ardhshëm, ndërsa kulminacioni i garës, Final Four 2023 ku edhe do të dalë kampioni i ri i garës, luhet në maj të vitit 2023.


 
Të gjitha lajmet nga International