Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DIJON

Bersant Celina më i vlerësuari i ekipit

Foto: Dijon/fb

Bersant Celina më i vlerësuari i ekipit


22 December, 2020 @23:51

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, ka marrë përkrahjen më të madhe nga tifozët e ekipit të Dijonit, duke u bërë lojtari më i votuar në një sondazh, pasi që u vlerësua si më i miri i stinorit deri tash te ekipi.

Celina në anën tjetër pret që shpejt bashkëlojtarët e tij t’i shfrytëzojnë pasimet e tij për të shënuar.

“Unë kam besim se shokët e mi të skuadrës do të shënojnë”, ka thënë Celina. 24-vjeçari në 12 ndeshje ka kontribuar me dy asistime.

Prizrenasi është vlerësuar edhe nga trajneri David Linares, që ka thënë se ai është përshtatur shumë mirë në skuadër.

Celina kaloi këtë verë nga Swansea Dijon.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1