Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: BESA FAMGAS - VËLLAZNIMI

Besa Famgas bindshëm ndaj Vëllaznimit

Besa Famgas bindshëm ndaj Vëllaznimit


6 December, 2020 @0:50

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Besa Famgas, ka dërrmuar Vëllaznimin në përballjen e parë të xhiros së XI të Superligës së Kosovës në hendboll.

Ekipi pejan ka shënuar fitore të thellë ndaj skuadrës gjakovare 35-13 [18-5] derisa Y Muqolli ka qenë më efikasi te ekipi vendas, duke shënuar 9 gola në fitore.

Me këtë fitore Besa Famgas tashmë ka bilans perfekt prej 11 fitoreve në 11 ndeshje, ndërsa menjëherë pas ndeshjes ekipi ka bërë të ditur se futet në përgatitje për garat evropiane ku do të ndeshen me Boracin boshnjak.

Vëllaznimi për dallim nga liderja e kampionatit Besa, është në pozitën e 7 të renditjes tabelare, me 9 pikë nga 11 ndeshje.

MATCH INFO:

Besa Famgas – Vëllaznimi 35:13 (18:5)

Besa Famgas: Luzha, Mehmeti, Thaqi, Tafilaj 3, Alonso, Prce 2, Mallios 1, Tahirukaj 4, Y. Muqolli 9, Jupa 4, Visoka 1, Ramosaj, J. Muqolli 6, Mushkolaj 3, Idrizi 2.

Vëllaznimi: Pozhegu, Leka 1, Spahija 2, Rexha 1, Luzha 4, Rama 1, Halili 3, Hoxha, Mamusha 1.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga