Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPEAN CUP - ROUND II

Besa Famgas kalon në raudin e tretë të garave evropiane

Foto: BesaFamgas/fb/Korniza

Besa Famgas kalon në raudin e tretë të garave evropiane


22 November, 2020 @18:07

Pas fitores së djeshme në ndeshjen e parë ndaj Bosna Visokos, Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë edhe sonte në Karagaç për të siguruar fazën e tretë të garave të Kupës së Evropës.

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës ka mposhtur ekipin boshnjak sonte 32-20, ku në pjesën e parë shfaqën forcën e vërtetë, pasi që 30 minutëshi i parë i lojës përfundoi me rezultat 20-7.

Më efikasi te ekipi pejan ka qenë Drilon Tahirukaj me 6 gola, ndërsa 5 të tjera në fitore i shënoi Arbios Mushkolaj.

INFO: Besa Famgas - Bosna Visoko 32:20 (20:7)

Besa Famgas: Tahirukaj 6, Mushkolaj 5, Alonso 4, Jupa 4, J. Muqolli 3, Y. Muqolli 3, Tafilaj 2, Idrizi 2, Gjuka 1, Visoka 1, Vokshi 1, Prce, Mallios, Ramosaj, Luzha, Mehmeti


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga