MESFUSHORI I KOSOVËS
Besar Halimi prej Brondbyt në Bundesliga 2
2 September, 2019 @21:34
Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Besar Halimi, pasi që u lirua nga Brondby në Danimarkë, ka gjetur angazhman të ri.
Ai është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Sandhausenit në Bundesliga 2, që aktualisht kap vendin e dytë të klasifikimit aty.
“Jemi të gëzuar që kemi arritur marrëveshje me futbollistin e reprezentacionit të Kosovës, Besar Halimi, që ka bërë përvojë në Brondby në vitet e kaluara, ku ka fituar edhe Kupën e Danimarkës. Ne jemi të kënaqur që kemi arritur të sigurojmë shërbimet e një lojtari me cilësi të tilla në ditën e fundit të afatit kalimtar të lojtarëve,” ka thënë drejtori sportiv i Sandhausenit, Mikayil Kabaca për faqen zyrtare të klubit.
Për Halimin 24 vjeç, që më parë ka luajtur për Mainzin, Frankfurtin dhe Stuttgart Kickers e të rinjtë Nurnbergut, ka shprehur kënaqësi që do ta ketë në dispozicion edhe trajneri i ekipit si dhe kryetari i klubit.
Përndryshe, Besari aty do të takohet edhe me bashkëlojtarin nga reprezentacioni, Leart Paqarada.