Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURQIA

Besiktasi fiton derbin kundër Galatasarayit

FOTO / Besiktas

Besiktasi fiton derbin kundër Galatasarayit


17 January, 2021 @19:59

Derbi i Stambollit, përfundoi me fitoren e Besiktasit kundër Galatasarayit me rezultat 2-0.

Pjesa e parë në derbi u mbyll me rezultat 0-0, kurse në minutën 58’ u ndëshkua me karton të kuq lojtari i Galatasarayit, Diagne.

Besiktasi golin e parë e shënoi në minutën e 79’ me Jose de Souza, derisa në minutat shtesë rezultatin e vulosi Kevin N’Koudou (90+1’).

Me këtë fitore Besiktasi vazhdon kryesimin në Superligën Turke me 38 pikë, kurse Galatasarayi me 33 pikë gjendet në pozitën e katërt.


 
Të gjitha lajmet nga International