MEDIA

TOPSPORTI/ A. P.
Biletat për ndeshjet e Kosovës, do të shtrenjtohen
12 February, 2019 @0:38
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi, ka konfirmuar në një intervistë për KTV-në se biletat për ndeshjet e reprezentacionit të Kosovës do të shtrenjtohen.
Duelet ku përgjatë vitit Kosova do t’i luajë si nikoqire ndaj kundërshtarëve të grupit si: Anglisë, Çekisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë do të kushtojnë më shtrenjtë sesa ato të Ligës së Kombeve.
Adhuruesit e reprezentacionit të Kosovës do të paguajnë rreth 50% më tepër për një biletë, ka thënë ndër të tjera kreu i FFK-së, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, që nis me ndeshjen Kosova-Bullgaria më 25 mars.
Biletat e ndeshjeve të Kosovës në “Fadil Vokrri” përgjatë kampanjës së Ligës D të Kombeve kanë kushtuar prej 3, 5 dhe dhjetë euro për copë, përveç atyre VIP që kanë pasur çmim më të shtrenjtë.
Me rritjen e re të paralajmëruar nga FFK-ja, biletat më të lira pritet të kapin shifrën e 4.5 ose 5 eurove për një ndeshje të Kosovës përgjatë kampanjës kualifikuese për EURO 2020.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA DREJT EURO 2020
Gjithashtu, Ademi ka bërë të ditur se shitja e biletave për ndeshjet e Kosovës do të vazhdojë të bëhet online.
Metoda online e shitjes për biletat e Kosovës u shfaq pas interesimit të jashtëzakonshëm të publikut për të parë ndeshjet në Prishtinë. Pikat e shitjes së operatorëve të telefonisë mobile dështuan të mbajnë rendin dhe në disa raste është dashur të intervenojë policia për të kthyer gjërat në vend.
Mirëpo, edhe portali online i shitjes nuk i vë të gjitha karriget në dispozicion të adhuruesve të Kosovës. Aty numri i biletave në herën e fundit ka qenë i kufizuar në disa mijë, e jo për të gjitha ulëset, që kapin shifrën e 12 mijë e 800 sosh.
Kosova për herë të parë do të merr pjesë në kualifikime për Kampionat Evropian. Para ndeshjes së parë kualifikuese, Kosova do të luajë me Danimarkën në Prishtinë, një miqësore [21 mars]. Ndërsa katër ditë më vonë pret Bullgarinë në “Fadil Vokrri”. Kampanja e Kosovës do të vazhdojë me dy mysafirllëqe në qershor, kur udhëtohet në Mal të Zi dhe në Bullgari për ndeshjet e 7 dhe 10 qershorit.
UEFA NJOFTON FFK-në

Foto: FFK
11 February, 2019 @23:21
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka kuptuar sot nga UEFA-ja se Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë, Kupa…
AARON RAMSEY TE JUVENTUS

Fotot: Juventus.com & Arsenal.com
11 February, 2019 @22:49
Mesfushori i Arsenalit, uellsiani Aaron Ramsey do të bëhet lojtari më i paguar nga ishulli në histori. Tashmë është…
TERMINET E NDESHJEVE

11 February, 2019 @15:27
FFK ka bërë të ditur sot edhe zyrtarisht orarin e ndeshjeve të xhiros së XVIII të Superligës së Kosovës. …
NË LIGË TË KATËRT

Foto: Oldham Official
11 February, 2019 @13:45
Prej sot edhe zyrtarisht mesfushori legjendar i Manchester Unitedit, Paul Scholes, është trajner. Ai është emëruar në detyrën e…
DORËHEQJA E DUROS

11 February, 2019 @11:33
Trajneri i Dritës, Shpëtim Duro, është dorëhequr nga detyra e tij, ka bërë të ditur sot llogaria zyrtare e ekipit…
ATHLETIC BILBAO - BARCELONA

Foto: LaLiga/fb
10 February, 2019 @23:19
Barcelona nuk ka arritur të mbajë distancën 8 pikëshe në krye të tabelës ndaj Real Madridit, që duket se është…
MILAN - CAGLIARI

10 February, 2019 @22:51
Dyshja e ardhur në janar te Milan, Krzyztof Piatek dhe Lucas Paqueta, Milan po frymon ndryshe. Rossonerët tashmë në…
SASSUOLO - JUVENTUS

Fotot: SerieA/fb
10 February, 2019 @20:21
Juventus ka ngritur epërsinë ndaj ndjekësit të parë në klasifikim, Napolit, duke e mposhtur sonte Sassuolon 0-3 si mysafir. …
TOULOUSE - STADE DE REIMS

Foto: StadeDeReims Official
10 February, 2019 @19:25
Mesfushori i krahut Arbër Zeneli është futur në pesë minutat e fundit të ndeshjes që ekipi i tij Reims barazoi…
GALATASARAY - TRABZONSPOR

10 February, 2019 @19:12
Galatasaray ka shënuar fitore në derbi ndaj Trabzonsporit sot 3-1 dhe i është afruar kreut të tabelës në 6 pikë.…
ONLINE

16 February, 2019 @12:05
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se kanë dalë…
TURQIA ME TRAJNER TË RI

TOPSPORTI/ Arkiv nga ndeshja Kosova-Turqia/ E. D.
9 February, 2019 @17:10
Rivali i parë i Shqipërisë në kualifikime për EURO 2020, Turqia, ka emëruar trajnerin e ri të saj. Largimi…
PARA KUALIFIKIMEVE PËR EURO 2020
TOPSPORTI/ A. P.
30 January, 2019 @15:22
Përmes një njoftimi të shkurtër, Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar miqësoren Kosova - Danimarka që do të luhet…
ANALIZË

8 December, 2018 @21:22
Kam dashur një tjetër short për Kosovën në këto kualifikime për Euro2020. Polonia, Austria, Izraeli, Estonia, dhe San Marino ishin…