Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED

Bissaka - United, arrihet marrëveshja

Bissaka - United, arrihet marrëveshja


26 June, 2019 @13:09

Pas shumë bisedimeve me klubin Crystal Palace, është arritur marrëveshja për transferimin e mbrojtësit Aaron Wan-Bissaka te Manchester United.

Mbrojtësi i djathtë Bissaka, do t’i kushtojë Unitedit 50 milionë funta, raporton BBC, derisa 21 vjeçari do të udhëtojë për teste mjekësore para fundjavës.

Aaron Wan-Bissaka në edicionin e tij të parë në Premier League, zhvilloi paraqitje shumë të mira për skuadrën londineze, me ç‘rast tërhoqi vëmendjen e 20 herë kampionit anglez.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League