Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: BJELLORUSIA - SHQIPËRIA

Bjellorusët fitojnë, Shqipëria në luftë për vend të dytë

Foto: FIBA

Bjellorusët fitojnë, Shqipëria në luftë për vend të dytë


26 November, 2020 @19:19

Bjellorusia është treguar shumë e fortë për Shqipërinë në përballjen e Grupit A parakualifikues, duke e mposhtur me 40 pikë dallim, 90-50.

Përveç çerekut të parë kur kuqezinjtë i bënë ballë kundërshtarëve, në çerekët tjerë bjellorusët treguan forcën e tyre dhe mbajtën lojën në kontroll, bile dy herë ndalën kuqezinjtë në 7 pikë për çerek (në të dytin dhe të katërtin).

Artsiom Parakhouski me 17 pikë dhe 10 kërcime ka qenë më i miri te Bjellorusia, derisa Vladzislav Mikulski ka dhënë 13 e Maksim Salash 12 të tjera në fitore.

Te kuqezinjtë, që vuanin mungesën e Endrit Hysenagollit dhe të huajve të natyralizuar, Daniel Lekndreaj me 15 pikë qe më efikasi, derisa i vetmi lojtar tjetër që arriti pikë dyshifrore në ndeshje ishte Juljan Hamati me 8 sosh.

E tëra që i mbetet Shqipërisë është duke shpresuar në fitore ndaj Portugalisë e Qipros në ndeshjet tjera të grupit, të kërkojë kualifikimin nga pozita e dytë - pasi që Bjellorusia tashmë duket larg ekipi më i mirë në grup.

Pas kësaj ndeshjeje, bilansi i Bjellorusisë në këtë grup bëhet 3-0, ndërsa Shqipëria 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja