A: LIRIA 2-0 A&N
Blendi Memaj shkëlqen, Liria mposht A&N
1 November, 2020 @16:41
Mesfushori i dalluar i Lirisë, Blendi Memaj, ka shkëlqyer për ekipin e tij sot duke shënuar dy herë në përballjen e skuadrës së tij në Përparim Thaqi ndaj A&N për përfundimtaren 2-0 [Blendi Memaj 51, 61].
Dy golat e Memajt erdhën në pjesë të dytë të ndeshjes, pasi që pjesa e parë kishte përfunduar pa gola, 0-0.
Fitorja e rëndësishme për Lirinë për të ngritur motivin dhe për të mbajtur hapin me kryesuesit e tabelës në Ligën e Parë A, ndërsa A&N në debutim në Ligë të Parë A, që gjithashtu është skuadër prizrenase ka zhvilluar përballjen e parë zyrtare kampionale ndaj Lirisë në histori, duke u mposhtur 2-0.
Kjo ka qenë humbja e pestë e stinorit për A&N dhe gjendet në pozitë të gjashtë të klasifikimit.