Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI

Bledi Shkëmbi i rikthehet Superligës, Ballkani e zyrtarizon

Bledi Shkëmbi derisa drejtonte Lirinë/ TOPSPORTI/ D. S.

Bledi Shkëmbi i rikthehet Superligës, Ballkani e zyrtarizon


27 December, 2020 @18:53

Pas largimit të Ismet Munishit nga detyra e trajnerit të Ballkanit të Suharekës, para pak çastesh, ashtu siç u kumtua nga Panorama Sport dje, Blendi Shkëmbi ka marrë drejtimin e skuadrës.

Korçari Shkëmbi është zyrtarizuar para pak çastesh si trajner i ri i Ballkanit, ku këta të fundit tashmë po kërkojnë trofe në futbollin kosovar dhe daljen historike në Evropë.

Ballkani në tre ndeshjet e fundit të Superligës pësoi tre humbje, që bën ekipin të humb hapin me lideren, Drita.

“Pas shumë negociatave me trajner të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për bashkëpunuar, na bindi për bashkëpunim të ardhshëm, trajneri Blendi Shkëmbi. Ai prej tash është timonier i ri i Ballkanit,” ka bërë të ditur Ballkani në njoftimin e arritjes së marrëveshjes me 41-vjeçarin.

Për Shkëmbin kjo nuk do të jetë përvoja e parë në futbollin kosovar, pasi që ka drejtuar Lirinë në periudhën kur prizrenasit deri në 10 xhirot e fundit të stinorit ishin në garë për titull.

Më pas, ai kaloi te Teuta e Durrësit, ku kishte një periudhë interesante si trajner.

“Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi. Na priftë e mbara Suharekë,” ka përfunduar njoftimi i skuadrës portokallezi.

Ballkani prej se është kthyer në Superligë është konsoliduar vazhdimisht dhe gjithnjë gjindet në luftë për titull, në dy vitet e fundit, ndërsa në stinorin e kaluar humbën në finale të Kupës gjithashtu.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga