Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - TREPÇA

Bleon Alushaj për fitore, Istogu i afrohet kreut

Foto: KF Istogu

Bleon Alushaj për fitore, Istogu i afrohet kreut


27 February, 2021 @15:10

Një gol i futbollistit Bleon Alushaj ishte i mjaftueshëm që Istogu ta fitojë përballjen e sotme ndaj Trepçës nga Mitrovica.

Skuadra e Istogut golin e fitores e gjeti në minutën e 39’ të ndeshjes, e pjesën tjetër të ndeshjes arriti ta menaxhojë mirë, për t’i arkëtuar 3 pikë të reja, me ndeshjen që në fund u mbyll 1-0.

Në fakt, fitorja vendase mund të ishte edhe më e thellë, por Jahaj i Istogut u tregua i pasaktë nga pika e bardhë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes. Gjuajtja e Jahajt nga pika e bardhë u mbrojt nga portieri mitrovicas.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që Istogu të jetë vetëm 2 pikë larg kreut të Grupit A në Ligën e Parë, kurse Trepça me 15 pikë është në mesin e skuadrave që rrezikojnë rënien në Ligën e Dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë