Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRENTFORD NË SERI HISTORIKE

“Bletët” thumbojnë edhe Liverpoolin

Futbollistët e Brentfordit duke festuar golin bashkë me tifozët e ekipit/ Foto: Brentford/fb

“Bletët” thumbojnë edhe Liverpoolin


2 January, 2023 @20:59

Brentford ka vazhduar me lojëra të mira në Premier Ligë dhe sonte në ndeshjen e parë të vitit 2023 kanë mposhtur Liverpoolin që u tregua i ngathët.

Thomas Frank

Derisa Liverpool humbi rastin për t’iu afruar pozitave që dërgojnë në Champions, Brentfordi dënoi gabimet në mbrojtje të ekipit të Jurgen Kloppit, ashtu që të merr fitoren e merituar në stadiumin Community.

Brentford mposhti Liverpoolin 3-1 [Konate 19ag., Wissa 42, Mbeumo 84 - Chamberlain 50] derisa ekipit i mungonte sulmuesi kryesor Ivan Toney. Mungesa e tij, as që u vërejt sonte, derisa kamerunasi Brian Mbuemo u bë lojtar i ndeshjes me lojën e treguar.

Darwin Nunez

Ekipi i drejtuar nga danezi Thomas Frank, nëse asgjë, ka bërë mrekulli në shtëpi, derisa ka vetëm një humbje në stadium të vetin këtë stinor. Ekipi i Frankut tash është në seri prej 6 ndeshjeve pa humbje, që e bën këtë seri më të mirën në elitë, në 80 vitet e fundit!

Kliko X për ta larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League