Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJANI - FERONIKELI

Bllokada e Sollovës sjell fitoren e Niklit

Bllokada e Sollovës sjell fitoren e Niklit


12 December, 2020 @20:18

Skuadra e Feronikelit ka mposhtur me vështirësi skuadrën e vetme pa fitore Lipjanin me rezultat 80-82.

Niklin e shpëtoi bllokada e Engjull Sollovës në gjashtë sekondat e fundit të ndeshjes dhe ia sjelli fitoren skuadrës.

Engjull Sollova ishte më i miri në parket me 23 pikë, 11 kërcime e 7 asitime, derisa u ndihmua edhe nga Endrit Ibrahimi me 23 pikët e tjera.

Te Lipjani u dallua kapiteni Fazli Vitia me 38 pikë, por nuk mjaftuan për ta regjistruar fitoren e parë të sezonit.

TABELA AKTUALE

Feronikeli fazën e parë në Ligën e Parë e mbylli me 3 fitore e 6 humbje, kurse Lipjani pa fitore e me 9 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë