Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOREA - AS PRISHTINA

Borea kalon edhe AS Prishtinën

Borea kalon edhe AS Prishtinën


19 October, 2021 @17:46

Liderja e Ligës së Parë, Borea, e mposhti edhe AS Prishtinën me rezultat 80-64.

Dallimi në ndeshje u bë në çerekun e katërt, ku mbrojtja e Boreës pësoi vetëm 12 pikë.

Mirza Muric me 19 pikë e 17 kërcime ishte më i dalluari te Borea, derisa u ndihmua edhe nga Albin Berisha me 16 pikë, 8 asistime, 7 topa të rrëmbyer e 5 kërcime.

AS Prishtina në këtë ndeshje kishte mungesa të shumta, derisa u dalluan Rron Kurti me 18 pikë e 7 asistime dhe me double-double, Dardan Sejdiu me 14 pikë e 16 kërcime dhe Don Shehu me 14 pikë e 10 kërcime.

TABELA AKTUALE

Në xhiron tjetër Borea takohet me Vushtrrinë, kurse AS Prishtina me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë