Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 3: HEAT - CELTICS

Boston ngushton epërsinë me dominim total

FOTO / NBA

Boston ngushton epërsinë me dominim total


20 September, 2020 @8:37

Skuadra e Boston Celtics nuk u dorëzua.

Celtics duke e mposhtur Miamin në ndeshjen e tretë të serisë me rezultat 106-117, e regjistroi fitoren e parë në serinë finale të Konferencës Lindore. Rezultati në seri është 2-1 në të mirë të Heat.

Bostoni nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes nuk ishte në disavantazh në asnjë moment.

Më të mirët te keltët ishin Jaylen Brown me 26 pikë e 7 kërcime, Jayson Tatum me 25 pikë e 10 kërcime, Kemba Walker me 21 pikë dhe Marcus Smart me 20 pikë.

Te Bostoni në këtë ndeshje është rikthyer nga lëndimi edhe Gordon Hayward, i cili ishte jashtë parketit nga 17 gushti.

Në anën tjetër te Miami u dalluan Bam Adebayo me double-double prej 27 pikëve e 16 kërcimeve dhe Tyler Hero me 22 pikë të tjera.

Ndeshja e katërt e serisë do të luhet më 24 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga NBA