Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTUGEZI I UNITEDIT

Bruno Fernandes me arritje historike në Premier Ligë

Foto: premierleague.com

Bruno Fernandes me arritje historike në Premier Ligë


13 July, 2020 @16:33

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes, që erdhi në janar te Manchester United nga Sporting Lisbona, këtë muaj ka bërë arritje historike - që më parë s’e ka arritur asnjë lojtar në histori të Premier Ligës.

Portugezi 25-vjeç që arriti për 55 milionë euro në Old Trafford është shpallë lojtari më i mirë i muajit qershor në Premier Ligë dhe ka fituar çmimin e golit më të mirë të muajit - që e bëjnë atë të parin me këtë arritje në elitën e futbollit anglez.

Voleji i tij ndaj Brightonit u shpall goli i muajit qershor në Premier Ligë. Ndërsa me katër gola dhe një asistim në pesë ndeshje ka marrë edhe çmimin e lojtarit më të mirë të muajit, që e bën atë special.

Përndryshe të gjitha falenderimet për arritje, Bruno ia ka dedikuar bashkëlojtarëve të tij, “pa ndihmën e të cilëve kjo arritje s’do të ndodhte”.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League