REFEREE
Bunjaku kandidat për referim potencial në gara të FIBA-së
17 May, 2019 @21:11
Referi prizrenas, Visar Bunjaku, është nominuar nga FBK-ja për kampin FIBA Potential National Referees.
Ky kamp mundëson zhvillimin e referëve, të cilët do të kenë mundësi të licensohen për ta përfaqësuar vendin e tyre në të ardhmen.
Kampi ka filluar më 14 maj dhe do të zgjatë deri më 18 maj.
Visar Bunjaku në një bisedë me TopSportin ka thënë se i ka ndihmuar shumë ky kamp për zhvillimin e tij.
“Për mua ky kamp po kalon shumë mirë, po mësoj gjëra të reja për referim në zhvillimin e lojës, të cilat aplikohen në organizimet e FIBA-së.
Kemi pasur ndeshje çdo ditë si dhe trajnime. Jemi plot 10 referë nga Kosova, Maqedonia, Ukraina, Bullgaria, Franca, Spanja e Kroacia”.
Visar Bunjaku më herët ishte basketbollist, derisa ka filluar të referojë që nga stinori 2016/17.