YLLI
Bunjaku transferohet te Ylli
19 August, 2019 @20:01
Talenti prizrenas, Valon Bunjaku, ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Suhareka, Yllin.
Valoni ishte njëri ndër lojtarët që e kërkonte trajneri i Yllit Arben Krasniqi, derisa në lidhje me transferimin e tij Bunjaku u shpreh:
“Nuk ka qenë e lehtë të ndahem pas 2 viteve në Prishtinëm, mirëpo kushtet e ofruara nga Ylli dhe projekti i trajnerit Arben Krasniqi, më kanë bindur të vij në Suharekë.”
Bunjaku ishte pjesë e Prishtinës në 2 vitet e fundit, derisa është edhe njëri ndër lojtarët standard të përfaqësueses së Kosovës.