Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPECIALE

Bylbyl Sokoli, kandidati më serioz për kryetrajner të Lirisë

Bylbyl Sokoli, kandidati më serioz për kryetrajner të Lirisë


10 November, 2023 @23:45

Pas 13 ndeshjeve të para të Superligës, ku Liria ka arritur vetëm një fitore dhe ka regjistruar pesë barazime në duelet kampionale, si duket kryesia e skuadrës së Lirisë është pranë vendimit për të emëruar trajnerin e ri të skuadrës.

Liria javën e kaluar pas shkarkimit të Nedim Yigit, pas humbjes nga Fushë Kosova dhe rënies në pozitë të fundit të renditjes tabelare të Superligës, ka biseduar me disa emra të njohur të futbollit të Kosovës për të marrë drejtimin e skuadrës.

Në përballjen e së shtunës, ku Liria pret Prishtinën në kuadër të xhiros së XIV të Superligës, ekipin do ta drejtojë ndihmësi i deritashëm i Nedim Yigit, Astrit Berisha.

Në ndërkohë, TopSporti.com nga burimet brenda klubit ka mësuar se ekipi është në biseda të avancuara me trajnerin e mirënjohur Bylbyl Sokoli, i cili pritet të jetë në tribuna të “Përparim Thaçi”-t nesër dhe është ndër kandidatët më serioz për marrjen e timonit të ekipit prizrenas.

Liria nesër pret Prishtinën në kuadër të xhiros së XIV të Superligës në “Përparim Thaçi” ndërsa Sokoli i është thënë TopSporti.com që do të jetë njeriu që do të merr drejtimin e ekipit për mëtutje në kampionat.


 
Të gjitha lajmet nga